Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në një vizitë zyrtare ditën e sotme në Shqipëri ku është takuar me zyrtarët më të lartë shtetit tonë.

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar Frrok Çupi ku i pyetur nëse Shqipëria dhe Kosova janë peng i tekave të politikanëve.

Çupi:

Ato kanë qenë disa marrëdhënie shumë të acaruar për arsye historike që janë tejkaluar, tashmë dihet se cilat janë arsyet që janë hyrja në mes të politikës e UÇK-së.

Domethënë ideja për çlirimin e Kosovës me të cilën nuk ishte dakord as Berisha as Rugova.

Berisha ishte për një ushtri tjetër të Bujar Bukokshit.

Dhe konflikti këtu është një konflikt historik që mund ta shpjegojnë historianët më vonë.

Kryeministri i sotëm i Shqipërisë mbetet peng i kësaj situate dhe cila është situata?

Situata është hapja e marrëdhënieve me fqinjët, ne themi gjithë kohës dhe kjo është një rapsodi e papranueshme që të hapim marrëdhëniet midis shqiptarëve.

Në shqiptarët kemi marrëdhënie shumë të ngrohta njësoj si të jemi një familje.

Atëherë politikanët pse nuk i duan raportet me fqinjët?

Ky është problemi ky është thelbi dhe prandaj nuk është çështja e një pengu në Serbi. Çështja është se politikanët janë peng i historisë së tyre.

Politikanët duan ta mbajnë situatën në tension pavarësisht se Rusia përfiton pavarësisht se Amerika thotë nuk duhet mbajtur në tension, sepse vetëm në tension mund të mbash patriotizëm dhe të fitosh me vota  kot.

Vetëm me tension mund të ruash të pahapur arkivat. Serbi ka shumë arkiva, Maqedonia ka shumë, Bullgaria ka shumë arkiva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA