Pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse, armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias hyn në fuqi, çfarë do të ndodhë
Forcat ajrore të SHBA po planifikojnë reduktime madhore të inventarit të tyre të avionëve gjuajtës e bomabrdues, shumcia e të cilëve datojnë prej kohës së Luftës së Ftohtë, çka do të reduktojë ndjeshëm flotën amerikane dhe kostot e operimit të saj.
Plani i ri parashikon largimin nga shërbimi të avionëve F-15 Eagles dhe dhjetra F-16, si dhe bombarduesin e rëndë B-1 për të kursyer fonde investimesh në avionë të gjeneratës së re.
megjithse buxheti ushtarak amerikan është rritur ndjeshëm vitet e fundit ai mbetet i kufizuar për modernizimin e inventarit me shpejtësinë e kërkuar.
Raportimet thonë se SHBA do të bnxjerrë jashtë shërbimi të gjthë 250 avionët e saj F-15C/D çka do të reduktonte flotën e gjuajtësve superiorë me 57%. Ndërkohë Kongresi ameriakn ka refuzuar lëargimin nga shërbimi të dronëve të zbulimit pa pilot MQ-9 Reaper, mjeteve anti-radar U-2 dhe gjuajtësit A-10 Warthog.
Bombarduesi B-1B do të zëvendësohet nga versioni anti-radar B-21 ndërsa gjuajtësit F-15 e F-16 do të zëvendësohen nga F-15X dhe F-35A. Gjitahshtu prototipi avangardë F-X do të zëvendësojë flotën e F-15C.
F-15C e F-22 janë avionët më të rëndë e më të kushtueshëm për të operuar, në klrahasim me të preferuarit F-15X e F-X. Zhvillimet vijnë pas daljes së avionëve ë sofistikuar nga frocat rivale të SHBA si rusët Su-35 e kinezi J-10. F-16 ka qenë në shërbim prej 40 vitesh ndërsa F-15 në 2021 bën 45 vjet .
Top Channel