Biznesmeni ‘super-shpërndarës’/ Infektoi me Koronavirus qindra të tjerë, pa e ditur se…

10/02/2020 16:01

Një britanik i mbiquajtur “super-shpërndarës” i koronavirusit të ri besohet se ka infektuar të paktën 11 persona dhe ka çuar qindra të tjerë në karantinë, pasi mori virusin në Singapor dhe me fluturimet e shumta e ka shpërndarë në një resort francez skish dhe në lokalin pranë shtëpisë së tij në Britani.

Biznesmeni i paemëruar është në qendër të një rrjeti infektimesh në Britani, Francë e Spanjë pasi kishte qëndruar në Singapor në një konferencë katër ditore shitjesh për kompaninë e tij Servomex.

Burri në të pesëdhjetat e tij fluturoi nga Azia juglindore në rezortin e skive Les Contamines-Montjoie në fund të janarit ku infektoi pesë britanikë duke përfshirë dhe një djalë nëntë-vjeçar, megjithse vetë nuk kishte treguar simtoma të gripit.

Autoritetet britanike thonë tashmë se “super-shpërndarësi” ka kontraktuar me 183 pasagjerë dhe gjashtë njerëz të ekuipazhit të fluturimit të linjave Easyjet nga Gjeneva drejt Londrës, duke paralajmëruar se ata mund të jenë të infektuar.

Deri tani 13 britanikë janë konfirmuar me koronavirusin vrasës, pesë në Francë, një në Japoni e një në Spanjë.

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur prej tij dhe 37,000 janë infektuar prej nisjes së epidemisë në Vuhan, qytet i cili është vënë nën bllokim për ndalimin e përhapjes.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA