Rëndohet bilanci/ Koronavirusi vret 86 njerëz për 24 orë, mes tyre një amerikan dhe një japonez

08/02/2020 09:54
Blood sample with respiratory coronavirus positive

Ka shkuar në 724 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë. 86 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë SHBA kanë raportuar se një amerikan i moshës 60-vjeç humbi jetën Wuhan të enjten për shkak të Koronavirusit, ndërsa edhe Japonia ka pohuar viktimën e tyre të parë nga koronavirusi në Wuhan .

Sipas CNN numri i viktimave nga ky virus vdekjeprurës e ka çuar numrin e përgjithshëm në shkallë vendi në 720.  Ndërkohë 4 persona të tjerë kanë humbur jetën në vende të tjera.  Në nivele globale, virusi ka infektuar të paktën 34.400 njerëz në 27 shtete.

Sipas  raporteve të fundit numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar atë të SARS në Kinë, i cili vrau gati 650 persona në këtë territor dhe Hong Kong gjatë viteve 2002-2003.

67 nga 81 pacientët që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ishin nga Ohan, kryeqyteti i provincës ku lindi virusi.

Ndërkaq, 1 mijë e 7 pacientë janë në gjendje kritike për jetën, nga 19 mijë 835 të tjerë të shtruar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA