Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga Bashkëkryetari Republikan i Komisionit për Politikën e Jashtme, z.Michael McCaul, në Kongresin Amerikan.
Presidenti e ka njohur Kongresmenin Republikan me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe me sfidat euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
“Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul. Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon”, ka shkruar Presidenti i vendit, në rrjetin social “Facebook”.
Top Channel