Sekretari grek për Sigurinë Kombëtare bie pre e mashtrimit, dy humoristët rusë e fusin në grackë 03/07 18:22
Numri i njerëzve të vrarë në dy ortekë madhorë që përfshinë një faqe mali në provincën lindore turke Van është ritur në 41, raportonin mediat vendase.
Grupet e shpëtimit gjetën tre trupa të tjerë të pajetë të enjten, ndërsa dhe disa njerëz të tjerë janë të humbur.
Trupat e fundit u gjetën në vendin ku goditi orteku i dytë që mori jetën e 36 njerëzve.
I pari kishte goditur një minibus në zonën Bahçesaray të martën dhe duket se orteku i dytë u stimulua nga lëvizjet e grupeve të kërkimit ditën tjetër, kur dhe u vra numri më i madh i njerëzve 33.
Top Channel