Goditja e pasurisë kriminale/ Lleshaj zbulon në “Open” sa do të zgjasë aksioni i OFL
06/02/2020 22:56
Plotë një vit është parashikuar që të zgjas aksioni i Operacionit Forca e Ligjit. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin Open në Top Channel.
Leshja ka deklaruar se aksioni do të jetë aktiv duke goditur pasurinë e ardhur nga krimi deri më datë 31.12.2020.
Anila Hoxha: Sa do të zgjasë operacioni i OFL?
Lleshaj: Është një operacion që bën bashkë disa struktura. 31.12.2020. Në një vit kohë është menduar që të goditen. Ka një kufizim për arsye që të mos krijohet mundësia e keqpërdorimit,. Subjekti i ligjit janë persona të dënuar para hyrjes në fuqi të tij.
Top Channel