4 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit, duke drejtuar mjetin tip “Man”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 35 vjeç, akoma i paidentifikuar.

H. K., 40 vjeç, banues në Cudhi, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”.

A. P., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr. 1, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”.

K. M., 58 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas u konstatua në lagjen Nr. 17/1, Durrës duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA