Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu gjetën 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Po ashtu në banesën e tij iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

• A. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga kontrolli fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 1, iu gjetën 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe në banesën e tij iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA