Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për sa i përket krijimit të qeverisë së re të Kosovës me në krye Albin Kurtin.

Abbott shkruan se tashmë Kurtin e pret një rrugë e rëndë përpara por që duhet të bëjë kurajo dhe të adresojë fillimisht çështjet urgjente.

“Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Me 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë Kosovarëve.” shkruan Abbott.

Ndërkohë në lidhje me qeverinë e re ka reaguar edhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.  Sipas tij, ai po e mirëpret votimin e sotëm në Kuvend. Ai ndër të tjera ka uruar kabinetin e ri të qeverisë.

“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH” shkruan Thaçi.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA