Virusi vdekjeprurës në Kinë/ Pamja e tmerrshme e trupit të pajetë shtrirë në trotuaret e Wuhanit

31/01/2020 10:01

Një njeri me flokë të thinjura, me maskë, shihet i shtrirë për tokë, në qendër të epidemisë së virusit në kinë, me një qese me ushqime në dorë.

Në atë që normalisht do të ishte një rrugë e mbushur plotë në Wuhan, një qytet industrial me 11 milionë banorë nën karantinë, tani mund të shihen vetëm pak kalimtarë dhe as ata nuk guxojnë ti afrohen atij.

Gazetarët e AFP, panë trupin mëngjesin e të enjtes, jo shumë kohë para se një mjet emergjence të arrinte, me staf mjekësor dhe policë në bord, të veshur me kostume që mbrojnë gjithë trupin. Stafi mjekësor e mbuloi me një çarçaf blu.

Ambulanca largohet ndërsa policia mori qeset me ushqime për të pastruar skenën. AFP nuk ka mundur të përcaktojë se si burri, që dukej rreth të 60, ka humbur jetën. Ajo ka kontaktuar me policinë dhe zyrtarët shëndetësorë, por nuk mundi të siguronte asnjë të dhënë. Por, reagimi i policisë dhe stafit mjekësor në kostumet mbrojtëse, por edhe ato të disa kalimtarëve, përforcojnë frikën që ka pushtuar qytetin. Ai mund të ketë vdekur nga virusi.

Wuhani është epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri, që besohet se ka kaluar tek kafshët e egra në një treg në qytet, tek njerëzit. Virusi u shfaq në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe tashmë ka marrë 213 jetë njerëzish dhe ka infektuar mijëra në kinë. 159 viktima janë regjistruar vetëm në Vuhan. Në total në kinë janë rreth 10 mijë raste të konfirmuara ndërsa organizata botërore e shëndetësisë, që shpalli edhe emergjencën globale, thotë se janë edhe 98 raste të konfirmuara në 18 vende të tjera.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA