Armatoset Polonia, blenë 32 avionë amerikanë F-35

31/01/2020 16:28

Polonia nënshkroi sot një marrëveshje përfundimtare për blerjen e 32 avionëve luftarakë F-35 në vlerë,6 miliardë dollarë, në kuadër të riforcimit të ushtrisë ajrore dhe marrëdhënieve me Uashingtonin.

Shitja e avionëve Polonisë u miratua nga Uashingtoni në shtator. Avionët e parë do të dorëzohen brenda katër viteve. Ata do të zëvendësojnë avionët luftarakë MiG-29 dhe Su-22 sovjetik.

Ushtria ajrore polake disponon tashmë rreth 50 F-16 amerikanë.

Marrëveshja e nënshkruar nga ministri polak, Mariusz Blaszczak dhe ambasadorja e SHBA-së në Poloni, Georgette Mosbacher përfshin dhe trajnimin e pilotëve, simulatorë fluturimi dhe mbështetje logjistike.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për aviacionin ushtarak polak, për sigurinë e Republikës së Polonisë, por gjithashtu edhe për sigurinë e Evropës”, deklaroi presidenti polak, Andrzej Duda gjatë ceremonisë.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA