Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20 dhjetor 2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si do të transformohet zona

30/01/2020 12:57

Në vend të tregut elektrik, i cili është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, do t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për njësinë dhe hapesire publike të gjelberuar për komunitetin.

Bashkia e Tiranës parashikon që në këtë truall, i cili ishte kthyer në treg gjatë viteve të tranzicionit, do të rikualifikohet ne lulishte, stola dhe pemë për banorët e këtij komuniteti.
Ndërkaq, të gjitha subjektet tregtare të tregut kanë marrë prej më shumë se një muaji njoftimin nga ana e Bashkisë Tiranës për t’u zhvendosur prej aty për shkak të projektit për rikualiflkimin urban të bllokut që kufizohet nga Blv. Bajram Curri — Blv Petro N. Luarasi Rr. Taulantia — Rr. Ali Demi”.
Në njoftimin e Bashkisë të firmosur nga kryebashkiaku Veliaj dhe që mban datën 20 dhjetor 2019, propozohet zhvendosja e tregtarëve duke vendosur ne dispozicion një, prej pronave të saj, konkretisht në adresën: Objekti i UPNA. Rruga Ali Demi, Shkozë – Tiranë, një vend me i pershtatshem per te tregtuar pajisje elektrike.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA