Reali i Madridit u kualifikua në mënyrën më të thjeshtë të mundshme në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. Los Blancos fituan thellë 0-4 në fushën e Real Zaragozas që militon në Segunda Division.

4 autorë të ndryshëm golash për skuadrën e Zidane. Në pjesën e parë shënuan Varane dhe Lucas Vazquez ndërsa në dytë Vinicius Junior dhe Benzema.

Në çerekfinale shkoi edhe Real Sociedad që mposhti 3-1 Osasunan ashtu si edhe Villareal që fitoi 0-2 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos.

Vuajti shumë Valencia mbajtsja në fuqi e trofeut, që arriti ta eliminonte vetëm pas goditjes së penalltive skuadrën e kategorisë së tretë Cultural Leonesa që në raundin e kaluar bëri surprizën duke nxjerrë jashtë Atleticon e Madridit.

Top Channel