23/11 11:16
Një tërmet me mangnitudë 7.7 të shkallës Rihter është regjistruar para dy ditësh në Detin e Karaibeve midis Xhamajkës dhe Kubës.
Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte rreth 73 milje në veri-perëndim të Lucea të Xhamajkës. Tërmeti me magnitudë 7.7 të shkallës rihter ka goditur dhe jugun e Kubës.
Tërmeti ka sjellë dëme materiale, sipas mediave lokale jo të konsiderueshme. Gjithashtu, ka shkaktuar panik te banorët që kanë braktisur ndërtesat.
Ky është tërmeti i katërt me një fuqi të tillë në Karaibe që nga viti 2000, sipas meteorologut të AçuWeather, Jesse Ferrell.
Top Channel