Liverpooli vret përfundimisht garën për titull në Angli pasi tashmë e ka vendosur njërën dorë te trofeu që i mungon prej 30 vitesh.

The Reds vazhduan kampionatin e tyre perfekt pasi fituan edhe sfidën prapambetur të raundit të 18-të ndaj Ëest Ham me shifrat 0-2, një ndeshje që u shty përpara disa javësh për shkak të impenjimit të Liverpoolit në Botërorin e klubeve.

Golat e Salah me penallti në pjesën e parë dhe Oxlade-Chamberlain në pjesën e dytë i dhanë fitoren e 23-të në 24 ndeshje Liverpoolit të Klopp që u ngjit në kuotën e 70 pikëve dhe 14 javë para fundit të Premier League kryeson me 19 pikë avantazh ndaj City-t të vendit të dytë.

Top Channel