Kumari Nayak, 63 vjeç, nga Odisha, Indi, thotë se vendasit e shmangin në rrugë për shkak të 31 gishtave të saj në duar dhe këmbë.
Kumari Nayak, 63 vjeç, hyri në Rekordet Guinness.
Ajo mundi mbajtësin e rekordit Devendra Suthar, i cili hyri në librin e rekordeve në vitin 2014 – sepse kishte 14 gishta ne duar dhe dhe 14 gishta në këmbë.
Por Kumari, nga rrethi Ganjam në Odisha, Indi, pretendon se fqinjët e kanë quajtur atë një “magjistare” dhe e shmangin në rrugë.
Ajo thotë: Unë linda me këtë defekt dhe nuk mund të trajtohesha pasi i përkisnim një familje të varfër. Tashmë kanë kaluar 63 vjet. Fqinjët besojnë se unë jam një magjistare dhe mbaj larg. Ata ndonjëherë vijnë për të parë gjendjen time – por kurrë nuk ndihmojnë. Jam e detyruar të qëndroj brenda, pasi jam duke u trajtuar keq nga fqinjët.
Në fakt pamja e saj me duart dhe këmbët me 11 gishta më shumë se njerëzit e tjerë nuk është aspak normale dhe shumëkush e shikon si makabre.
Top Channel