Video/ Ngjarje e përshtatshme për filmat “horror”, ish i dashuri djeg për së gjalli gruan 39-vjeçare

29/01/2020 20:32

Një punëtore në një dyqan rus është djegur në një mënyrë të tmerrshme, pasi ish i dashuri i saj dyshohet se i ka hedhur benzinë dhomës ku ajo ndodhej, në momentin që gruaja i dha fund lidhjes së tyre.

Pamjet e bëra virale tashmë tregojnë 39 vjeçaren, Tatiana Oskina, duke hyrë në dhomën e posaçme për stafin, së bashku me ish të dashurin 41 vjeçar të identifikuar nga policia si Alexandër Mazzherov.

Disa sekonda më pas atentatori është parë duke dalë me qetësi nga dhoma, ndërsa pak çaste më pas del dhe zonja Oskina e mbuluar e tëra nga flakët. Kolegia e Oksinas, Alxeu, ndihmoi atë që të shuante flakët, duke parandaluar në këtë mënyrë që ajo të merrte dëme më serioze. Megjithatë viktima pësoi djegie 35 përqind në pjesën e sipërme të trupit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa autoritetet lokale me anë të një njoftimi zyrtar janë shprehur se kanë arrestuar autorin e ngjarjes Alexandër Mazzherov. Mbi 41 vjeçarin rëndon akuza e tentativës së vrasjes dhe nëse dënohet ai rrezikon të përballet me 15 vite burg.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA