Kontinenti Australian që nga fillimi i muajit tetor është përfshirë nga zjarre masive, duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e shumë personave por edhe të shumë kafshëve që përfshin ky kontinent, ndër to kangurët dhe koalat.
I gjithë vendi është sensibilizuar me situatën e krijuar, duke u vendosur në ndihmë të komunitetit në të cilën jetojnë dhe në përkujdesjen e kafshëve që i kanë arritur t’i mbijetojnë flakëve.
Në fotografitë e postuar në rrjetin social “Instagram” nga ushtria australiane, shikohen ushtare dhe ushtarë të cilët janë duke u kujdesur për disa koala. Ata i mbajnë në krahë kafshët e gjora dhe i kanë mbuluar me batanije, njëkohësisht i ushqejnë me anë të shiringave me qumësht. Ushtarët gjithashtu kanë menduar më të mirën për koalat, duke i ndërtuar atyre ambiente të ngjashme si nëpër male, në mënyrë që ato të ndihen sikur të ishin në shtëpinë e tyre.
Top Channel