Ra nga lartësia teksa po punonte në një shkollë, ja kush është viktima (emri)
29/01/2020 14:09
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e stome në Tiranë ku një 57-vjeçar ka rënë nga një lartësi dhe ka ndërruar jetë.
Top Channel mëson se viktima është Enver Levanaku, ai ka qenë duke punuar në tarracën e një shkollë kur ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel