Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi ka mbetur mbrëmë i vrarë, ndërsa dy të tjerë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasaj bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit.

Aksidenti fatal ka ndodhur derisa Njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku nga plagët e marra ka humbur jetën një polic.

Polici Sami Thaçi është nga Shkarashniku i Malishevës.

Baki Kelani zëdhenes i policisë së Kosovës u shpreh: Kolegu Thaçi me punën dhe profesionalizmin e tij ka shërbyer në njësitet e ndryshme e së fundi edhe luftimin e narkotikëve (antidrogë). Ai la pas vetes gruan dhe tre fëmijët e tij e për këtë ata duhet të ndjehen krenar.

Rashit Qalaj drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës tha : Sot nuk është një ditë aspak e lehtë për ne sepse po ndahemi nga një koleg i joni që ishte i gatshëm t’i shërbej atdheut të tij për paqe dhe liri të Kosovës për shumë kohë e faza të ndryshme historike. Ai i është përgjigjur situatave të ndryshme e emergjente. Në aksionin e djeshëm humbi jetën kolegu jon Sami Thaçi. Dhimja e madhe për të gërshetohet me krenarinë që ra në mbrojtje të ligjit. Ai në vitin 2005 veshi uniformën e policisë e nga ai moment ishte i gatshëm pa u kursyer asnjëherë për kontribut në rend dhe ligj. Thaqi simbolizon një njeri shembull. Lavdi jetës dhe veprës se Samiut dhe për koleget e tij lutemi të kenë shërim sa më të shpejt.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA