Megjithëse hetimet sapo kanë nisur mbi motivet e aksidentit me helikopter që shkaktoi vdekjen e ish-lojtarit të Lakers, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerëve, disa hetues mendojnë që shkak është bërë mjegulla e dendur.
Pak para orës 10:00 të mëngjesit (me orën lokale), helikopteri në të cilin po udhëtonte Bryant, 41 vjeç, goditi zonën malore të Calabasas (California), duke shkaktuar vdekjen e nëntë pjesëtarëve në bord.
Helikopteri u rrëzua në një kodër dhe shpërtheu në flakë ndërsa akoma kishte një sasi të madhe karburanti, sepse kishte fluturuar vetëm 40 minuta.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Los Angeles, Josh Rubenstein, tha se Divizioni i Ndihmës Ajrore i Departamentit vendosi që helikopterët e tij të mbeten në tokë, në mëngjes, për shkak të kushteve të mjegullës, dhe se ata nuk fluturuan deri pasdite.
Top Channel