FOTO/ Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda

25/01/2020 23:08

Një histori rrënqethëse na vjen nga Turqia ku një vajzë dy vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e gjallë pas plot 24 orësh.

Tërmeti që ra ditën e djeshme në Turqi me magnitudë 6.8 ballë, ka lënë deri tani 29 viktima dhe mbi 1500 të plagosur.

Trupat e kërkim-shpëtimit akoma po kërkojnë për të gjetur të gjallë nën rrënoja.

Dialogu midis personave të kërkim-shpëtimit dhe nënës.

Jemi këtu, po vijmë. Do t’ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a mund ta shikosh dritën dhe mua?

Në rregull? Do vijmë, fëmijën pranë e ke?

Gruaja: Shpejt, nuk mund të duroj më, për hirë të zotit na shpëtoni, e shikoj dritën. Shiko po lëviz dorën, ju lutem shpejt.

Ndërkohë nëna akoma nuk është shpëtuar.

/Ariglon Pali/

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA