25/11 10:15
Një histori rrënqethëse na vjen nga Turqia ku një vajzë dy vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e gjallë pas plot 24 orësh.
Tërmeti që ra ditën e djeshme në Turqi me magnitudë 6.8 ballë, ka lënë deri tani 29 viktima dhe mbi 1500 të plagosur.
Trupat e kërkim-shpëtimit akoma po kërkojnë për të gjetur të gjallë nën rrënoja.
Dialogu midis personave të kërkim-shpëtimit dhe nënës.
Jemi këtu, po vijmë. Do t’ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a mund ta shikosh dritën dhe mua?
Në rregull? Do vijmë, fëmijën pranë e ke?
Gruaja: Shpejt, nuk mund të duroj më, për hirë të zotit na shpëtoni, e shikoj dritën. Shiko po lëviz dorën, ju lutem shpejt.
Ndërkohë nëna akoma nuk është shpëtuar.
/Ariglon Pali/
Top Channel