Imazhet satelitore të publikuara së fundmi zbulojnë se Korea e Veriut po përgatitet për një paradë madhore ushtarake që do të zhvillohet në javët në vijim.
Formacionet ushtarake të para së fundmi nga satelitët tregojnë kuadrate të organizuara në mënyrë rigoroze me automjete ushtarake që patrullojnë në hapësirat mes tyre.
Aktivitetet e regjistruara sugjerojnë se të paktën dy data madhore janë zgjedhur për paradën e shkurtit, por masa e eventit ushtarak është ende për t’u përcaktuar.
Ngjarja mund të shfrytëzohet nga lideri Kim Jong-Un dhe vendi i tij për t’u mburrur me “armën e re strategjike” që ishte premtuar nga Kim në dhjetor.
Imazhet satelitore nga një impiant imitues i sheshit kryesor sheshi Kim Il Sung, tregonin 28 kuadrate ushtarësh në formacione, sa ç’ka qenë dhe numri i tyre në paradat e tre viteve të fundit.
Aktivitete të ngjashme ishin regjistruar në kompleksin Mirim për stërvitje paradash dhe në fillim të muajit.
Më 15 janar numra të mëdhenj automjetesh dukeshin duke parakaluar në sheshin imitues Kim Il Sung.
Top Channel