Dëmtimi “horror” i portieres së Liverpoolit, imazhet i ndan me fansat

23/01/2020 13:45

Frances Kitching, portierja e Liverpoolit, pësoi një dëmtim “horror” gjatë një seance stërvitore, që duket qartë edhe nga fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

Në ballin e saj dallohet një çarje e thellë, që për ta mbyllur është dashur një qepje e gjatë.

21-vjeçarja, e cila për shkak të kësaj truame nuk ishte e pranishme në fitoren 1-0 të Liverpoolit kundër Bristol City në Super League-n e Femrave në Angli, preferoi t’i ndante imazhet me fansat e saj.

“Kë është lëndimi më i keq që kam pësuar si portiere. Por tashmë mund të them që ndihem më mirë dhe se jam gati të kthehem”, – shkroi në Instagram Kitching, e cila më herët ka luajtur me Chelsean-n, Ëatfordin dhe Sheffield Utd.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA