Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku marrin pjesë vetëm 10 anëtarë, ndërkohë që Besnik Cani mungon për arsye personale.

Siç ishte parashikuar edhe në rendin e ditës u miratua me 10 vota pro projektakti për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, znj. Rudina Shermadhi.

Kërkesa e saj për arsye familjare.

Po ashtu u miratua unanimisht projekt-akti për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmës-magjistrate ne Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.

Miratohet unanimisht projekt-akti për komandimin e magjistrati Ols Dado ne pozicionin e ndihmës-magjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.

Miratohet unanimisht projekt-akti për komandimin e magjistrati Arens Çela ne pozicionin e ndihmës-magjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhë 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshëm.

Komisioni i Vleresimit te Veprimetarise Etike dhe Profesionale ne KLP paraqit projektaktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj per secilin prej tyre kandidateve.

1. Adnan Hoxha
2. Alba Dhima
3. Aurora Hajro
4. Ermira Manelli
5. Florian Boriçi
6. Gjergji Ceka
7. Ledion Tema
8. Gëzim Spahiu
9. Pierind Çukaj
10. Xhoana Mehmetaj

Kanditatë për tu emëruar magjistratë prokurorë, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019.

1. Adnan Hoxha
2. Alba Dhima
3. Aurora Hajro
4. Ermira Manelli
5. Florian Boriçi
6. Gjergji Ceka
7. Ledion Tema
8. Gëzim Spahiu
9. Pierind Çukaj
10. Xhoana Mehmetaj

Kanditatë për tu emëruar magjistratë prokurorë, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA