Autobusi me pasagjerë përfundoi në lumë, rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Algjeri, dhjetëra të plagosur 31/07 22:00
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli është “shumë i kënaqur” me marrëveshjen me Hamasin.
Trump ka deklaruar se askush nuk mendonte se një marrëveshje e tillë me Hamasin do të ishte e mundur.
Një gazetar e pyeti presidentin Trump nëse ka garanci nga Izraeli, se ky i fundit mbështet marrëveshjen e çarmatimit të Hamasit dhe çfarë vjen e para, çarmatimi apo tërheqja e trupave të IDF nga Gaza.
“Është një hap i madh për Lindjen e Mesme. Është një situatë shumë komplekse në Gaza. Njerëzit janë shumë kompleksë dhe të vështirë. Në shumë raste të mrekullueshëm, në shumë raste jo aq të mrekullueshëm”, tha ai.
Ai nuk jep detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen, përfshirë atë që vjen e para.
Top Channel