Qytetarët në disa bashki të vendit kundërshtuan me protesta ndarjen e re territoriale, ku mazhoranca kërkon tkurrjen nga 61 në 46 bashki, ndërsa opozita kërkon zgjerimin në 100.
Pas Poliçanit, propozimet e PS u kundërshtuan dhe nga Divjaka, Dimali, Përrenjasi, Memaliaj dhe Klosi.
Banorët e Divjakës janë kundër bashkimit me Bashkinë e Lushnjës, me argumentin se dobëson përfaqësimin lokal.
Edhe në Përrenjas u kundërshtua harta e re territoriale, që parashikon bashkimin me Librazhdin.
Me këto thirrje protestuan edhe banorët e Bashkisë së Dimalit, që nuk duan të bashkohen me Beratin.
Qytetarët e Dimalit kanë firmosur të gjithë ne radhë edhe një peticion kundër kësaj reforme.
Me argumentin se zbeh identitetin dhe rolin administrativ të qytetit, edhe qytetarët e Memaliajt protestuan të premten kundër projektit të ri politik.
Edhe Klosi kërkon të mbetet bashki më vete dhe jo të bashkohet me Matin.
Qytetarët në të gjitha bashkitë paralajmëruan përshkallëzim të protestës, nëse politika nuk tërhiqet nga harta e re territoriale.
Top Channel