Trump zhgënjen Zelenskyn! Presidenti i SHBA-së: Nuk do marrë raketa “Patriot”, sepse një ditë mund të na kundërvihet

31/07/2026 21:38

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord që Ukraina të ndërtojë raketa “Patriot”, por se bisedimet janë duke vazhduar.

Zelensky pati deklaruar dy ditë më parë se ishte arritur një marrëveshje, por presidenti amerikan ka ndërruar mendje raporton “Reuters”.

Trump tha gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Turqi këtë muaj se do t’i jepte Ukrainës një licencë për të prodhuar interceptorë raketash “Patriot” për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse, por që atëherë është tërhequr nga ky premtim pavarësisht se e priti Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

I pyetur në lidhje me raketat “Patriot” gjatë një mbledhjeje të kabinetit të premten, Trump theksoi se mbeten disa shqetësime në lidhje me ndarjen e armëve të përparuara amerikane, përfshirë teknologjinë e raketave.

“Është një hap i madh. Unë fola  me Presidentin Zelenskiy dhe ai donte të kishte disa raketa Patriot dhe disa Tomahawk, të cilët janë vdekjeprurës. Pra janë sulmues dhe mbrojtës… Por duhet të jesh shumë i matur, shumë i kujdesshëm. Ne nuk kemi rënë dakord për këtë. Po flasim për këtë, por është e vështirë të japësh atë lloj teknologjie një vendi tjetër. Dhe nuk mendoj se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Pse? Sepse ka njerëz të cilëve ua jep atë teknologji, ata një ditë mund të të kundërshtojnë”, tha Trump.

Top Channel