“Mos bëni zhurmë se…”/ Krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin Ish zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj kërkesës së SPAK për t’u paraqitur së bashku me avokatin, ku dhe ju komunikua akuza e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim.
Tetë muaj nga marrja e pandehur dhe zyrtarizmi i të njëjtës akuzë, por për vetëm një lot të Unazës dhe të tenderimit për tunelin e Llogorasë, SPAK i adresoi ish-funksionares, sot deputete e parlamentit, edhe dyshime për tendera për lotet e tjera të Unazës së Re.
Belinda Balluku qëndroi në SPAK për afro 20 minuta, së bashku me mbrojtësin e saj Ardian Kalija. Ajo nuk dha shpjegime dhe nuk i’u përgjigj pyetjeve të hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi ka kërkuar që këtë të drejtë ta shfrytëzojë në një moment të dytë pasi të njihet me aktet e SPAK.
Ish zv.kryeministrja nuk ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që SPAK komunikoi zyrtarisht se i kishte komunikuar akte procedurale dhe e kishte njohur me akuzën.
SPAK ndërkohë ka zgjatur hetimet edhe për tre muaj të tjerë, dhe më herët u ka komunikuar të njëjtën situatë edhe ish-funksionarëve të tjerë si Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Top Channel