E pabesueshme! Vogëlushi u shpëton 25 goditjeve në zemër brenda një dite të vetme

20/01/2020 10:46

“Një mrekulli”, kështu e kanë cilësuar mediat ndërkombëtare rastin e një foshnjeje 19-muajshe që ka mundur t’u mbijetojë 25 arresteve/atakeve kardiake në një ditë të vetme.

Mësohet se vogëlushi Theo Fry u ishte nënshtruar plot 17 operacioneve gjatë vitit të parë të lindjes. Foshnja ish’ diagnostikuar me një hark të ndërprerë të aortës, që do të thotë se zemra e tij, e cila gjithashtu kishte dy vrima, nuk mund të pomponte mjaftueshëm gjak në trupin e tij.

Pasi u rikuperua pas operacionit të parë, Theo u kthye në spital ku pësoi sulme të përsëritura të zemrës në janar 2017. Megjithatë Theo i guximshëm luftoi për jetën dhe për habinë e mjekëve mbijetoi.

Por gjithçka u kthye në tmerr kur simptomat iu kthyen papritmas. Nëna e tij, Fauve Syers shpjegoi se Theo ishte duke fjetur kur papritur lëkura e tij mori një ngjyrë blu në gri.

Ai u dërgua në spital dhe prindërve të vogëlushit iu tha se djali i tyre ishte në gjendje kritike për jetën.

Foshnja pësoi dështim të zemrës dhe i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente. Teksa operohej, Theo pësoi atak në zemër. Ai kaloi tre muaj në spital dhe pasi luftoi me sëmundjen u dërgua në shtëpi në korrik 2017.

Por u kthye sërish në spital me rrahje të shpeshta në zemër. Më 21 dhjetor, ai pati një tjetër arrest kardiak dhe zemra e tij ndaloi së rrahuri për 12 minuta. Gjatë Krishtlindjeve, Theo pësoi dy sulme të tjera në zemër dhe para natës së 31 janarit, pësoi 25 goditje në zemër brenda 24 orëve.

Sulmet e vazhdueshme nxitën kirurgun e Theo, Ramana Dhannapuneni që ta operonte. Gjatë ndërhyrjes mjeku zbuloi problemin e vogëlushit, që qëndonte në barkushen e majtë. Një vit më vonë, pas operacioni, Theo është një fëmijë i buzëqeshur dhe i shëndetshëm.

 

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA