25/11 07:18
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei duhet të tregohet shumë i kujdesshëm për ato që thotë, fill pasi Khamenei kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara në një predikim të lutjeve të së Premtes në Teheran.
“I ashtuquajturi Drejtuesi Suprem i Iranit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë aq Suprem, kishte disa gjëra të këqija për të thënë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën,” shkroi Trump në një postim në Twitter.
Më tej shtoi:
“Ekonomia e tyre po bie dhe njerëzit e tyre po vuajnë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij! “
Top Channel