Pak kohë më parë kryefjalë e medias ka qenë dhuna kundrejt aktorit Laert Vasili nga kolegët e tij që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
I ftuar këtë të shtunë në Pop Culture, aktori Neritan Liçaj ka treguar anën tjetër të kësaj historie. Ai ka mohuar që fjalët e Laert Vasilit të jenë të vërteta dhe mendon thjesht se kolegu i tij ka përdorur aktrimin në jetën reale.
Sherre, njerëz që rrihen, çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar?- është pyetur Neritani nga gazetarja Kilda Hysenbegasi, i cili nuk ka ngurruar të thotë:
“Nuk është rrahur asnjë kolegu im më habit në fakt. Ka ardhur dy net në gjendje të dehur, ka grisur posterat natën e parë kur roja i ka folur ka ikur me vrap. Natën e dytë e kanë kapur çunat dhe kanë dashur ta mbajnë deri sa të vinte patrulla e policisë. Kjo dukej edhe nga video sepse unë nuk isha në të dyja netët pasi ishte shumë vonë. Dukej që ishte një aktrim i sforcuar shumë, sinqerisht i bëj apelin që mos bëj lojëra të tilla se i nxjerr bojën vetes, jo se na prish ne punë. Tregon një integritet të vetes në radhe të parë jo vetëm si artist por edhe si njeri e nuk zgjidh asgjë në fund të fundit. Ky teatër nuk pyet për tre postera që gris Laerti për të thënë dy llafe”.
Top Channel