Turpi italian vazhdon, “Azzurrët” munden me penallti nga Bosnja dhe nuk shkojnë në Botëror për të tretën herë radhazi Më 18 janar të vitit 1991 në Tiranë do të rihapej xhamia e Et’hem Beut, e cila qëndroi e mbyllur rreth 3 dekada për shkak të ndalimit të besimit në Shqipëri nga sistemi komunist.
Komuniteti Musliman shqiptar kujton se ishin Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rusheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj., disa nga nismëtarët myslimanë të cilët hapën dyert e xhamisë për besimtarët.
Rihapja e kësaj xhamie u bë me një ceremoni madhështore, ku morën pjesë mijëra besimtarë dhe qytetarë të Tiranës.
Kjo video e asaj kohe tregon numrin e madh të pjesëmarrësve të cilit kishin mbushur “Sheshin Skënderbej” si kurrë më parë.
Komuniteti musliman shqiptar kujton se: Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohet gëzimi për këtë ngjarje të madhe, e cila shënonte rikthimin e besimit në jetën e tyre, pas një diktature të shfrenuar dhe një regjimi të ashpër komunist i cili u përpoq të çrrënjosë fenë dhe besimin por që kurrë nuk ia doli mbanë.
Atë të premte janari për qytetarët e Tiranës kishte zbardhur një ditë e madhe, e cila do t’i ringjallte shpresën për ditë më të mira.
Më herët kishin qenë qytetarët e Shkodrës që të gjithë së bashku muslimanë e katolikë kishin marrë pjesë në hapjen e Xhamisë së vjetër të qytetit në një tubim masiv që shënoi një nga hapat e ndryshimit të madh që po pësonte Shqipëria duke dalë nga rregjimi komunist ateist.
Top Channel