Deputetët e opozitës kanë qenë protagonistë të tensioneve të mëdha në seancën e sotme plenare.

Teksa krijonin tension në sallë, kryetari i PD, Sali Berisha, qëndronte në vendin e tij dhe shihet duke dhënë direktiva në lidhje me veprimet e të tijve.

Në seancën e sotme pati edhe përplasje fizike dhe ofendime të rënda mes dy palëve, teksa gjithçka nisi pasi Noka shtyu Ballën dhe i prishi mikrofonin teksa kreu i grupit të PS mbante fjalën e tij.

Top Channel