Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Peqinit si dhe katër persona të tjerë, sipas burimeve të Top Channel. Vendimi është marrë pasi u lejua dalja nga qelia e Dritan Dajtit, për të shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Emin Shpata, drejtor i burgut, është shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë.

Të njëjtin fat kanë patur edhe drejtues të tjerë:

-Lirim nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

-Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

-Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.

-Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

-Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Ministria e Drejtësisë i akuzon ata për një sërë shkeljesh në vendimin për të lejuar daljen e Dritan Dajtit nga qelia, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në vitin 2009.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA