Partnere për në hënë/ Kërkesa e çuditshme e miliarderit japonez

13/01/2020 12:27

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, po kërkon një ‘partnere jete” që ta shoqërojë atë në udhëtimin turistik në hënë, në bordin e space X.

Manjati i modës, 44 vjeç, do të jetë pasagjeri i parë civil që do të fluturojë përreth hënës në bordin e një anije starship.

I planifikuar për në 2023, misioni do të jetë i pari udhëtim drejt hënës nga njerëzit që nga viti 1972. Në një apel online, Maezava tha se ai do ta ndajë eksperiencën e tij me një grua ‘speciale”.

Sipërmarrësi, që së fundmi u nda nga e dashura aktore, Ayame Goriki, 27 vjec, i ka kërkuar femrave të aplikojnë për një takim, në faqen e tij të internetit.

Ndërsa ndjenja e vetmisë dhe zbrazëtisë po fillon të rritet tek unë, ka një gjë për të cilën mendoj: të vazhdoj të dua një grua – shkruante Maezava në faqen e tij të internetit. “Unë dua të gjej një partnere jete” shton ai, “dhe me atë partnere të ardhshme dua të kurorëzoj dashurinë dhe paqen në botë nga hapsira”.

Në faqen e internetit ka një listë kushtesh dhe një axhendë për një proces aplikimi që zgjat tre muaj. Kështu, aplikantët duhet të jenë singëll, mbi moshën 20 vjec, gjithnjë pozitivë dhe të kenë interes të dalin në hapësirë. Afati i fundit për aplikimet është 17 janari dhe një vendim final për partneren e Maezavës do të merret në fund të marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA