25/11 16:24
Aktori i humorit Irgen Çela ishte në studion e Luana Vjollcës së bashku me aktorët e “I love Tropoja”.
Rolet e tij më të njohura në “Portokalli” janë “babë e bir” që e luan me aktorin Florjan Binaj, “2 policët” dhe “Çifti i lumtur” që më parë kishte si partnere Delinda Dishën ndërsa tani ka Arjola Demirin.
I ftuar në “Shiko kush luan” Irgeni u pyet se çfarë mendimi ka për “Çiftin e lumtur” që realizohet në ‘Klanifornia” nga Delinda dhe Olsi e që është transformuar në “Çifti i shqyer”.
“Në zanafillë ka qënë ideja ime dhe pastaj e bashkuam me Florin dhe sollem në formën që u pëlqye nga publiku. Kopja duhet por nuk mund të jetë kurrë më e mirë se origjinali”- u përgjigj Irgeni.
Top Channel