![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/083debbc-68e3-411c-b6cc-08dd481ae9e5_cx0_cy5_cw0_w1597_n_r1_st_s_sd-800x450.jpg)
Këshilltari i Administratës Amerikane për Shëndetësinë ose Kirurgu i Përgjithshëm, siç njihet Luther Terry, më 11 janar të vitit 1964, publikoi raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti”, ku thuhet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin.
Kirurgu i Përgjithshëm Luther Terry, shkruante në raport se pirja e duhanit është faktori kryesor që shkakton kancerin e mushkërive.
Një tjetër problem i ngritur në raport ishte shtimi, në përmasa alarmante i rasteve të sëmundjes së zemrës tek amerikanët që pinin duhan. Shifrat e dhëna në raport për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës korrespondonin me shtimin e numrin e njerëzve që pinin duhan.
Raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.
Top Channel