Ashti siç Top Channel kishte raportuar ditë më parë sot hapet gara për drejtorin e BKH, Byronë Kombëtare të Hetimit.
“Tregoni të korruptuarit”/ SPAK.al fton qytetarët, më 10 janar hapet edhe gara për BKH
Drejtuesi i SPAK ka bërë njoftimin për hapjen e aplikimeve në faqen e webit “SPAK.al”, ku njoftohet se:”Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”.
Njoftim për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Drejtorit të BKH-së
Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm.
Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së.
Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).
Top Channel