Nis miqësorja e luksit në “Air Stadium”/ Igli Tare pëson një dëmtim vetëm pak sekonda pasi ndeshja ka nisur

10/01/2020 18:27

nisur
Mini-turneu “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” sapo ka nisur. Në fushë zbritën dy kombëtaret e veteranëve të Shqipërisë dhe të Italisë.

Ceremonia hyrëse ishte shumë ngjethëse për tifozët, por edhe shikuesit e sfidës së “luksit”. 51 fëmijë hynë në mesin e fushës, ku në duar mbanin tullumbace të bardhë për të nderuar në këtë formë 51 viktimave të tërmetit akopaliptik të 26 nëntorit.

Të gjithë u prekën nga ky gjest i tyre. Më pas sfida nisi me shkelmimin e topit nga ana e kombëtares sonë, por në minutën e parë të ndeshjes, dëmtohet Igli Tare, aktualisht drejtor sportive i Lazios. U raportua se Tare bëri një dëmtim në pulpë dhe nuk do të jetë më në dispozicion për këtë sfidë, ai u zëvendësua nga ish bomberi kuqezi Erjon Bogdani.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA