“Shko dhe përballu me drejtësinë”, sekuestrimi i vilës në Palasë, Kapri në ‘Shqipëria Live’: Nëse SPAK na kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun, ne e japim votën pro
nisur
Mini-turneu “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” sapo ka nisur. Në fushë zbritën dy kombëtaret e veteranëve të Shqipërisë dhe të Italisë.
Ceremonia hyrëse ishte shumë ngjethëse për tifozët, por edhe shikuesit e sfidës së “luksit”. 51 fëmijë hynë në mesin e fushës, ku në duar mbanin tullumbace të bardhë për të nderuar në këtë formë 51 viktimave të tërmetit akopaliptik të 26 nëntorit.
Të gjithë u prekën nga ky gjest i tyre. Më pas sfida nisi me shkelmimin e topit nga ana e kombëtares sonë, por në minutën e parë të ndeshjes, dëmtohet Igli Tare, aktualisht drejtor sportive i Lazios. U raportua se Tare bëri një dëmtim në pulpë dhe nuk do të jetë më në dispozicion për këtë sfidë, ai u zëvendësua nga ish bomberi kuqezi Erjon Bogdani.
Top Channel