Studentja, 23-vjeçare, i ka dhënë fund jetës së saj pak muaj pasi zbuloi se i dashuri shkëmbente mesazhe me një tjetër femër në rrjetin social “Facebook”.

Emily Elliott nisi lidhjen e saj me Shay Doyle, të cilët u njohën në Universitetin e Hudersfield, Angli, dhe i dhanë fund gjithçkaje në shkurt të vitit 2019 pasi ajo zbuloi se ai e tradhtonte me një tjetër femër.

23-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës dhe trupi i saj u gjend i vdekur disa muaj më vonë në shtëpinë ku ajo banonte, nga ish i dashuri, Shay Doyle.

Gjykata e Bradford Coroner zbuloi se Shay ishte në kontakte të vazhdueshme me një tjetër vajzë, me të cilin shkëmbenin mesazhe në “Facebook”, gjë kjo që çoi 23-vjeçaren të kryente vetëvrasje.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA