Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar Krishtlindjen, i cili ka performuar edhe këngën e tij më të fundit që titullohet “Shot”.

Përpara se ai të çohej për të kënduar këngën, aktori i njohur ka sqaruar se ai nuk e quan veten këngëtar.

“Është një fakt i pamohueshëm që në Shqipëri ka më shumë këngëtarë se njerëz dhe kjo është vërtet e habitshme. E kam me një kategori njerëzish të patalentuar, të paaftë që e quajnë veten këngëtarë. Unë realisht nuk e quaj veten këngëtar.

Kam bërë disa këngë shumë specifike që nuk janë aspak komerciale. Kam bërë një dedikim për tim bir që është si një poezi e kënduar në rep që ka një mesazh”, është shprehur Visjan Ukcenaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA