Dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur nga këputja e papritur e një palme në Durrës. Incidenti ndodhi te kryqëzimi i sheshit “Azem Hajdari”, pranë ish-lulishtes “1 Maji” në qytetin bregdetar.

Dëshmitarët tregojnë se rënia e papritur e palmës shkaktoi frikë, po dhe të plagosur siç tregohet dhe nga pamjet në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e tjerë dhe punonjësit e njësive të shërbimit aty pranë kanë nxituar t’u vijnë në ndihmë të dëmtuarve, të cilët janë dërguar më pas në urgjencën e spitalit rajonal ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA