Të gjithë mësuesit janë në kërkim të metodave të reja të mësimdhënies, sidomos nëse nxënësit janë akoma në moshë të vogël.
Një mësuese në Spanjë gjeti një mënyrë shumë origjinale për t’u shpjeguar nxënësve të saj anatominë e trupit njerëzor. Ajo veshi një kostum, në të cilin ishin vizatuar të gjitha organet dhe vendet kur ato ndodhen në trupin e njeriut.
Veronica Duque e veshi kostumin për një grup fëmijësh të moshës 8-9 vjeç, në mënyrë që t’u mësonte thjesht, saktë dhe qartë të gjithë organet e trupit. Burri i saj ka bërë një postim me të në “Twitter” duke shkruar “Shumë krenar për këtë ide dhe krenar që të kam grua”.
Veronica u shpreh për mediat në Spanjë se e shikoi kostumin në internet dhe ju duk shumë e përshtatshme për ta përdorur gjatë mësimdhënies. Prindërit e fëmijëve shprehen se mësuesja shpesh surprizon fëmijët me të tilla metoda; herë të tjera ajo ka vendosur maskë për t’u shpjeguar fëmijëve historinë.
Top Channel