Edhe pse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte deklaruar se koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do bëhet 72 orë pas certifikimit të rezultateve, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Posti i presidentit si duket është pika e cila po i ndan Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në.

Kjo e fundit po insiston që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes LVV-LDK, në mënyrë që të ketë baraspeshë qeverisëse, si dhe mos ketë mospajtime e zgjedhje në momentin që përfundon mandati i presidentit aktual. Kurse, VV po kërkon emrin e kandidatit për president, madje kanë kërkuar që ai të jetë konsensual.

U bënë dy muaj e gjysmë nga dita e zgjedhjeve të 6 tetorit, por marrëveshje ende nuk ka.

Ndërsa, kryesia e Kuvendit të Kosovës është dakorduar që seanca konstitutive të mbahet ditën kur është thirrur nga presidenti Hashim Thaçi. Ajo do të mbahet më 26 dhjetor në orën 15:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA