Talenti dhe kreativiteti i shqiptarëve në botën e modës ka marrë vëmendjen edhe të divës së muzikës, Beyonce.

Këngëtarja e njohur për hitet, stilin dhe format e saj të mahnitshme trupore ka vendosur të veshë një fustan elegant për festën e ditëlindjes së P. Diddy, të krijuar nga kreatorët shqiptarë Kujta dhe Meri.

Diva e muzikës shihet e veshur me një fustan të zi me shkëlqim, i cili është stiluar nga dora e kreatorëve kosovarë. Ata kanë treguar se kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit në këtë fustan me qejf dhe me shumë emocione.

“Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë të krijojmë më të mirin për të. Ishte shumë përgjegjësi e madhe të krijonim për divën”, shkruajnë dizajnerët në videon ku shihen duke e punuar fustanin.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA