Dhjetë persona, përfshirë disa policë u vranë ditën e sotme gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi në Kenia. Autoritetet dyshojnë se ky sulm u krye nga grupi militant “Al Shabaab”.
Autobusi ishte duke udhëtuar në një zonë afër kufirit me Somalinë dhe gjendej në një rrugë ku nuk kishte automjete të tjera në momentin e sulmit.
“Disa njerëz, përfshirë zyrtarë policorë, janë vrarë në mënyrë brutale për këtë sulm”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit.
Policia njoftoi se në këtë sulm janë vrarë saktësisht dhjetë persona dhe se sulmuesit i kanë shënjestruar personat që nuk janë nga Somalia. Zona ku ndodhi sulmi është e banuar kryesisht nga somalezët etnikë me shtetësi keniane.
“Zëdhënësi i policisë, Charles Oëino, tha se sulmuesit fillimisht i ndanë civilët në dy grupe. Sipas tij, somalezët u ndanë në një anë dhe nuk u sulmuan, ndërsa të tjerët u ndanë në anën tjetër dhe u vranë”, shkruan “Reuters”.
Top Channel